Fansi e akuzon se ajo ABORTOl foshnjen e saj, ja si i kundërpërgjigjet Efi: Ju s’jeni mirë k..

Efi ka publikuar para disa minutash në Instagramin e saj një mesazh mjaft të çuditshëm që i kishte ardhur nga një ndjekës i saj. Personi anonim i cili i ka shkruar ish-banores së “BBV2” pretendon se ajo ka qenë shtatzënë dhe ka abortuar fëmijën. Në mesazh shkruhet:

O Efi para një muaji kur reklamove parfum e pate barkun e madh. A ke abortuar, të kuptoj se je ndarë po fëmija duhet të të dhimbset nga zemra. E pashë intervistën me Ronaldon ku the se nuk jam shtatzënë, paç fat motër

Reagimi i Efit ka qenë mjaft i ashpër kundrejt tij:

Ore ju s’jeni mirë përfundimisht. Keni filluar edhe shpikjet tani

Kujtojmë se, ky reagim i fansit erdhi menjëherë pasi Efi deklaroi që nuk është më me të dashurin e saj.