Gazetari Elton Tozaj ka ngritur dyshime për përdorimin e fondeve publike, pasi publikoi në Instagram një fotografi të Eraldo Rexhos brenda një avioni privat.
“Dhe bredh me avion privat me taksat tona! Fëlliqësirë! SPAK-u ku është?”, ka shkruar ai.
Sipas dokumenteve që qarkullojnë në rrjet, në emër të Rexhos figurojnë katër pagesa me vlerë totale prej 8,05 milionë lekësh të rinj. Prej tyre, 6,55 milionë lidhen me “Selfie Museum”, si mbështetje për startup-et, ndërsa 1,5 milionë me projektin “Mare Fest 2026”, nga Qendra Kulturore “A. Moisiu”.
Në informacionin e paraqitur nuk ka prova që i lidhin këto pagesa me financimin e një udhëtimi me avion privat.

