Reperi i njohur Fero dhe ish-bashkëshortja e tij, modelja Arbenita Ismajli, janë përballur gjatë kësaj jave në Gjykatë në një seancë që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut.
Sipas disa raportimeve, seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave apo publikut.
Asnjë kamerë, asnjë gazetar – vetëm përfaqësuesit ligjorë dhe tensioni mes ish-partnerëve. Kjo përballje gjyqësore vjen pas një periudhe të gjatë tensionesh mes ish-çiftit, të cilët janë në konflikt të vazhdueshëm lidhur me kujdestarinë e vajzës së tyre.
Fero ka bërë disa dalje publike ku ka shprehur zhgënjimin ndaj Arbenitës, duke e akuzuar se nuk ka respektuar marrëveshjet për kujdestarinë dhe se ai kalon periudha të gjata pa e parë të bijën.
Ende nuk dihet se cilat ishin çështjet konkrete të trajtuara në seancë, ndërsa pritet që ditët në vijim të sjellin më shumë informacion mbi këtë proces gjyqësor që po ndiqet nga afër nga publiku.
Vajza e reperit të njohur Fero dhe modeles Arbenita Ismajli, Nina, siç duket nuk mban më mbiemrin e babait të saj, por atë të nënës Ismajli.
Kjo u bë e ditur nga vetë Arbenita, përmes një postimi në Instagram, ku ka ndarë me ndjekësit e saj një dokument që duket të jetë një certifikatë nga kopshti i vajzës së tyre. Në dokument, qartazi shkruhet emri i vogëlushes i shoqëruar me mbiemrin “Ismajli”.
Nuk është bërë ende e ditur nëse ndryshimi i mbiemrit është bërë me vendim gjyqësor.