Fevziu tregon për herë të parë çka i bëri Rama: Më erdhi në emision 3 orë para, kishte marrë një HEKUR….

Gazetari Blendi Fevziu ka treguar mbrëmen e sotme një histori me kryeministrin Edi Rama.

Ai tha në emisionin e Ylli Rakipit se në intervistën e tyre të parë, Rama i shkoi 3 orë përpara në emision.

Gazetari tha se stafi i tij ishte shqetësuar, pasi kryeministri kishte marrë një hekur dhe me të drejtonte ndriçimin nga vetja.

“Rama ka qenë ndryshe, iku nga modeli i politikanit strikt dhe serioz. Ai paralajmëroi një epokë të tij që nuk na ra në sy në momentin e parë.

Kur më erdhi mua në emision për herë të parë, më morën në telefon të shqetësuar, sepse kishte ardhur tre orë para dhe drejtonte me një hekur ndriçimin nga vetja…”, theksoi Fevziu.