Fituesi i BBV1 e thotë me gojën e plotë: Këto do jenë dy FINALISTËT e Big Brother VIP 3

Balerini i njohur Ilir Shaqiri ka treguar eksperiencën e tij si juri i edicionit të dytë të ‘Dancing With The Stars’. I ftuar në pjesën e dytë të emisionit ‘Pardon My French’, balerini ka komentuar gjithashtu edhe reality show-n e njohur ‘Big Brother Vip’

që do të nisë mbrëmjen e djeshme, ku shpreh bindjen se Julian Deda dhe Romeo Veshaj

do të jenë personazhet që do të përballen për çmimin e madh në finalen e madhe.

Kujtojmë se Shaqiri ka qenë banor i edicionit të parë të këtij formati ku fitoi edhe çmimin e madh.

“E kam parë listën dhe me thënë të drejtën thashë nëse janë pjesëmarrësit apo rezultati final.

Nga e gjithë ajo listë që doli njoh 5 ose 6 veta. Dhe të tjerët nuk I njoh sepse nuk na ka lidhur asgjë.

Është një kast shumë i ndryshuar, me karaktere të ndryshme. E kam të qartë se kush

do të jetë një lloj fërkimi shumë I fortë. E di që të dy do luftojnë fort për të arritur finale. Jul Deda dhe Romeo Veshaj”, deklaroi Ilir Shaqiri.