Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula e kanë mohuar disa herë lajmin se janë në një romancë bashkë.
Raportin e tyre të afërt, si Xhensila ashtu edhe Ledri, e kanë justifikuar si marrëdhënie profesionale. Mirëpo fotot e fundit të publikuara nga Lokimagazine treguan të kundërtën.
Në foto, Xhensila dhe Ledri shihen të afërt, me reperin që i ka vendosur duart në trupin e Xhensilës, ndërsa shijojnë pushimet në Ibiza.
Mirëpo duket se bashkë me Xhensilën dhe Ledrin, e pranishme në këto pushime është edhe Ajka, vajza që këngëtarja ka nga lidhja e mëparshme me aktorin e njohur, Bes Kallaku.
Vetë Xhensila i ka nxitur këto dyshime me disa foto që ka publikuar në Instagram.