Foto/ Luana Vjollca rikthehet përsëri në krahët e Krenar Çoçajt?

Moderatorja Luana Vjollca festoi ditëlindjen, duke ndarë me ndjekësit pamje nga një ditë e mbushur me surpriza, natyrë dhe shumë trëndafila.

Në mesin e stories së saj në Instagram, një foto ka tërhequr vëmendje të veçantë.

Bëhet fjalë për një imazh që fansat vunë re se ngjason me një postim të mëparshëm të Krenar Çoçajt, ish-partnerit të saj.

Dyshimet për një ribashkim u shtuan edhe më shumë nga mbishkrimi që Luana vendosi në foto: “Mine / I imi”.

Edhe pse ajo nuk ka konfirmuar asgjë publikisht, postimi ka mjaftuar që ndjekësit të aludojnë për një rikthim të mundshëm mes dyshes së përfolur.