Suada Muça po përflitet si banore e mundshme e “Big Brother VIP Kosova 5”, pasi në rrjet qarkulloi një fotografi ku shfaqet përpara ambienteve të shtëpisë. Pjesëmarrja nuk është konfirmuar nga ajo apo produksioni.
Edicioni i pestë nis më 30 tetor, në orën 21:00, me moderator Alaudin Hamitin. Rudina Dembacaj është konfirmuar si opinioniste.
Ndërkohë, përflitet edhe rikthimi i Jonida Vokshit, e cila kishte njoftuar largimin nga formati pas katër sezonesh.