Fotot e dyshimta, Arbana pjesë e këtij televizioni?

Arbana Osmani ditën e djeshme zbuloi se po përgatit rikthimin në ekran. Jo shumë. Thjesht disanfoto që tregonin: studio televizive, Eduart Grishajn, një skaletë, një të ftuar përballë saj dhe publikun.

Pikërisht fotoja e fundit nga studio me publikun konfuzoi shumë njerëz në rrjetet sociale, që nisën të aludonin se ajo po regjistronte në TV Klan.

Si qëndron e vërteta? A i është bashkuar ajo TV Klan? Burime për revistën “Class” bëjnë me dije se diçka e tilla nuk ka ndodhur dhe Arbanën nuk do e shohim në logon e TV Klan. Të paktën në të ardhmen e afërt.

Ku, atëherë? Gjasat janë që ajo të qëndrojë në Top Channel. I njëjti burim thekson se këto kohë e kanë parë Arbanën në ambientet e Top Channel.

Aktualisht, nuk ka asnjë detaj lidhur me programin që ajo po sjell. Kohë më parë, kur njoftoi largimin nga “Big Brother VIP”, Arbana foli për një projekt të veçantë.

Mbetet për tu parë se çfarë do jetë.