FUTET PËR HERË TË 3-TË? Më në fund Sara Gjordeni konfirmon kthimin e saj në BBV? – Ky detaj tregon gjithçka!

BBV i këtij viti vërtet duket të jetë tërësisht i paparashikueshëm.

Përpos hyrjeve të reja që herë pas here ka në shtëpi, produksioni

ka vendosur të kthejë edhe banorë të eleminuar – si rasti i Gracianos,

një formulë kjo e përafërt me atë të edicionit të shkuar ku u rikthyen Kiara, Efi, Ronaldo dhe Bled Mane.

Rikujtojm qe Sara ka hyre per here te 2 ne shtepi kur i qelloj bileta e kthimit!

Mirëpo, veç rikthimeve të të eleminuarve ky vit ka pasur dhe kthimin e të skualifikuarve me zarf të zi, si rasti i Meritonit dhe Eglës.

Nga ana tjetër prej kohësh po përflitet kthimi i Sara Gjordenit në BBV e madje disa media e kanë konfirmuar tashmë. Edhe vet Sara po tregon ‘shenja’ se diçka e tillë mund të ndodhë, së pari me hashtagun e krijuar nga fansat #rikthenisarën të cilin vet ish banorja e ka shpërndarë me qindra herë, e së dyti me postimin e fundit.

Teksa një fans i shkruan “a do ktheheni ta merrni këtë bluzën ju?” , Sara i përgjigjet publikisht duke thënë se krevati i saj është ende bosh – një detaj ky që duket edhe një si një konfirmim indirekt i kthimit të saj.

Edhe pse e skualifikuar me zarf të zi, tashmë rikthimi i Sarës nuk do përbënte habi, pasi kjo formulë tashmë është aplikuar me dy nga banorët e shtëpisë. Mbetet të shohim nëse do të ketë një rikthim të saj, e nëse po a do të jetë me Bardhin apo vetëm.