“Cili është gabimi që pendohesh më shumë që e ke bërë në Big Brother VIP?” – ishte kjo një nga pyetjet që Joz Marku mori në pyetësorin e organizuar në llogarinë e tij në Instagram.
“Kohën as se kthej as s’du me e kthý”, u përgjigj Jozi.
Më tej, Jozit iu përmend nga një tjetër ndjekës edhe deklarata e bërë nga reperi Ledri Vula gjatë një interviste, ku zbuloi se Gjestin e pëlqen, ndërsa me Joz Markun nuk do të bashkëpunonte.
Për këtë, ish-banori i Big Brother VIP Albania tha: “Kingjat në tufë, Luani vetëm në fron”.
I pyetur se si i ka raportet me Loredana Bratin, Jozi zbuloi se kanë pasur keqkuptime bashkë, si çdo çift, por la të kuptohet se janë ende bashkë.
“Çiftet i kalojnë do faza Zihu– pajtohu–zihu–pajtohu. Ndryshe s’ka kuptim”, tha këngëtari.