GAFA QË “DORËZOI” SEKRETIN/ Selina harron kamerën: Zbulon diçka të rëndë që ka ndodhur me Marina Vjollcën

Një bisedë e papritur gjatë transmetimit live në “Big Brother VIP” ka zbuluar një prapaskenë të panjohur mes Selinës dhe moderatores Marina Vjollca.

Teksa po bisedonte me Gimbon pas marrjes së disa dhuratave nga vetë moderatorja, banorja ka ndarë një detaj nga periudha kur drejtonte një emision sportiv, duke menduar se ndoshta nuk ishte në vëmendje të plotë të kamerave.

Sipas Selinës, Marina i kishte sugjeruar që të dilte publikisht dhe të deklaronte se ishte ngacmuar nga një futbollist nga Spanja, me qëllim që situata të bëhej virale.

Banorja u shpreh se e ka refuzuar kategorikisht një gjë të tillë, duke thënë qartë “jo”, pasi nuk dëshironte të përfshihej në një histori që nuk ishte e vërtetë.

Ky rrëfim ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, duke hapur diskutime mbi mënyrën se si funksionojnë prapaskenat e botës së televizionit.