Në një intervistë në emisionin “Zgjohu në MCN” ka qenë gazetari Elton Tozaj, i cili ka diskutuar temat më të bujshme të medias rozë së fundmi.
Ai ka risjell rastin e banorit më të ri në BigBrotherVIP, Flori Prini i cili ka një të shkuar të errët në Itali.
Ai vite më parë është kapur nga policia italiane për prostitucion dhe arrestimi i tij është transmetuar dhe në televizionet italiane aso kohe.
Për këtë, Tozaj ka thënë se një personazh nuk duhet të promovohet absolutisht.
“Dje kam bërë përsëri një investigim, për një banorë të BigBrother që është futur së fundmi. Që është marrë dikur me prostitucion, që ka qenë i dënuar në Itali.
Është një investigim që e kam bërë me një mikun tim në “MediaSett”, është një gazetar italian. Madje është bërë dhe një kronikë në “Italia Uno” për këtë gjë.
Ajo që më bëri përshtypje është fakti që menjëherë kishte njerëz që më shkruanin, ‘sa të dali ky tipi nga BigBrother’ do të rrahi dhe ky. Supozohet meqë ti e pësove njëherë, duhet të mbyllësh gojën. Në të tilla raste merr më shumë forcë.
Por duhet pasur diçka parasysh, kur ti fut një personazh që do merret shembull. Absolutisht nuk mund të fusësh një personazh që është futur brenda (në burg) dhe ta promovosh.
Sepse është dënuar, dreqi ta hajë për prostitucion!
Nuk është dënuar për kallam sheqeri.”- tha Elton Tozaj.