Gazetari i nxjerr ‘zbuluar’… Jul Deda dhe Egla Ceno patën një takim fshehurazi – Çfarë mund të ketë ndodhur mes tyre?

Edhe pse kamerat e spektaklit të Big Brother VIP 3

janë ndalur dhe vëmendja e publikut është zhvendosur

nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, surprizat rreth finalistëve vazhdojnë të dalin në pah.

Së fundmi, gazetari Blendi Salaj ka bërë të ditur gjatë një interviste në emisionin “Wake Up” se dy nga finalistët më të komentuar të këtij edicioni, Egla dhe Juli, janë takuar në fshehtësi, pa i publikuar këto momente në rrjetet sociale.

Ky takim i pazbuluar deri më tani ka ngjallur shumë kureshtje për atë që ka ndodhur mes dy ish-banorëve. Sipas Salajt, takimi ka ndodhur pa praninë e kamerave dhe, çuditërisht, nuk është bërë asnjë foto publike që të dokumentojë këtë moment, gjë që ka habitur fansat e tyre, të cilët ndjekin çdo lëvizje të ish-banorëve.

Në mënyrë të veçantë, ky zbulim vjen në një kohë ku u përfol se drejtimi i emisionit “Fiks Fare” do t’i jepej Jul Dedës ose Egla Cenos.

Megjithëse detaje të plota mbi këtë takim nuk janë bërë të ditura, ky fakt ka ndezur spekulimet rreth bisedës mes dy finalistëve, duke qenë se dy aktorët edhe pas BBV kanë hedhur kunja të vazhdueshme për njëri-tjetrin.