Gjakovari i kërkon hajnit publikisht t’ia kthej telefonin dhe unazën e gruas së vd*kur para tre muajsh

Një qytetar i Gjakovës, viktimë e një vjedhjeje, i është drejtuar me shumë qetësi dhe mirësi personit që i ka thyer veturën, duke i kërkuar të kthejë vetëm një send me shumë rëndësi për të: portofolin.

Por ajo që e ka bërë këtë thirrje të veçantë, nuk është kërkesa për para, por lutja që në atë portofol ndodhet diçka paçmuar, një telefon me kujtime të gruas së ndjerë dhe një unazë martese që përfaqëson shumë më shumë se një send të thjeshtë. Për qytetarin, këto janë copëza të shpirtit të tij, kujtime të vetmet të mbetura nga një jetë e ndarë me dikë që nuk është më.

Postimi është shpërndarë gjerësisht dhe ka ngjallur reagime të fuqishme, duke sjellë komente mbështetëse, zemra të thyera dhe fjalë ngushëllimi, shkruan “Kosovarja”.

Ky është një kujtim se përtej vlerave materiale, janë gjërat e vogla – një foto, një unazë, ato që mbajnë peshën më të madhe në zemrat tona.