Gjesti ka ironizuar mbrëmë lojën e Loredanës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4”
Gjesti ka ironizuar mbrëmë lojën e Loredanës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4”. Teksa ndodhej jashtë së bashku me Tirin, Vserlon dhe Loredanën, ai tha se e njihte këtë të fundit që nga jashtë.
Këngëtari iu referua deklaratës së papritur të Loredanës pak ditë më parë, ku tha se Tiri ka flirtuar me të jashtë BBV. Sipas saj, ajo ka qenë në një klub ku ai kishte performuar dhe aty ndodhi e gjithë gjëja.
E pikërisht këtë deklaratë Gjesti e ironizoi mbrëmë. Ai u shpreh se Loredana ka qenë me dy shoqe dhe pasi i kanë kërkuar foto, ajo i ka thënë ‘se ça do bësh më vonë?’.
Më pas banori iu drejtua Loredanës se ‘është e dobët’ dhe se nuk ‘ka kapacitet për të qëndruar në shtëpi’.