Pas disa muajsh heshtjeje totale dhe shkëputjeje nga jeta publike, reperi i njohur Gjesti është rikthyer.
Artisti, i cili pësoi një goditje të rëndë pak muaj më parë me humbjen e vëllait të tij, Elidon Kelmendi, në një aksident tragjik, ka vendosur të flasë sërish përmes muzikës.
Por, pas kësaj periudhe të errët, ai ka njoftuar një projekt të ri muzikor që pritet të publikohet nesër në orën 18:00.
Në sekuencat e para të shpërndara, reperi shfaqet krejtësisht ndryshe nga imazhi i tij energjik.
I veshur me të zeza dhe me kapuç, ai duket me “sytë e vrarë” dhe i rënduar emocionalisht. Melodia që shoqëron këto pamje është e trishtë, duke lënë të kuptohet se ky projekt nuk është thjesht një këngë, por një pasqyrë e dhimbjes që ka kaluar gjatë këtyre muajve.