Gjesti përfundoi në burg, Xheneta reagon publikisht: Kam me mbajtë premtimin..

Ish-partnerja e Gjestit, Xheneta Fetahu, i ka dalë në përkrahje artistit, pasi ky i fundit u ndalua nga Policia e Kosovës të mërkurën nën dyshimin për veprat penale “armëmbajtje pa leje”, “kanosje” dhe “dëmtim i pasurisë”.

Xheneta tha se Gjesti po kalon kohë të vështira pas vdekjes tragjike të vëllait të vogël të tij.

“Mbështetjen time e ka, dhe kam me mbajt pretimin, dhe nuk më intereson aspak se si njerëzit e marrin, për mua ka rëndësi që të ndihem unë e qetë brenda meje. Mendoj që sendet janë akumuluar, është e vërtetë që i kam dëgju më herët këto probleme”, u shpreh ajo.

Ndër të tjera, Xheneta tha se më së shumti ndjen keqardhje për familjen e Gjestit.

“Besoj se duhet të fokusohemi më shumë te gjendja emocionale e Gjestit, se sendet janë akumuluar. Më së shumti po më dhimbset dhe ndjej keqardhje familja e tij, që dramë pas drame, tragjedi pas tragjedie po i ndodhin”, tha ajo në kosovatoday.