Gjykata e Fierit ka vendosur sot
masën e sigurisë “arrest në burg” për 36-vjeçarin Zamir Meta, babain e shtatë fëmijëve i cili akuzohet për ab*zim s8ks.al ndaj vajzës së tij të mitur, vetëm 12 vjeçe. Vendimi u mor pas seancës gjyqësore ku i akuzuari u njoh me akuzat dhe dha dëshminë e tij.
Para trupit gjykues, Zamir Meta ka qëndruar gjatë gjithë kohës me kokën ulur dhe ka pohuar se ka kryer marrëdhënie s8ks.ale me të bijën. Megjithatë, ai ka deklaruar se kjo ka ndodhur vetëm një herë, në makinë, gjatë kthimit nga Tirana. Kjo dëshmi bie në kundërshtim me dëshminë e dhënë një ditë më parë nga e mitura, e cila ka pohuar ab*zimin e përsëritur dhe sistematik nga i ati që nga mosha 5-vjeçare.
Një element kyç në këtë çështje është ekspertiza mjeko-ligjore, e cila ka vërtetuar se Zamir Meta ka kryer marrëdhënie s8ks.ale me vajzën e tij disa herë. Kjo provë forcon akuzën ndaj 36-vjeçarit, i cili tashmë akuzohet zyrtarisht për “marrëdhënie s8ks.ale me të mitur”, një vepër penale e dënueshme rëndë nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë. Ndërkohë, hetimet nga ana e autoriteteve vijojnë intensivisht me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tronditëse.
Kujtojmë se, gjatë marrjes në pyetje nga policia një ditë më parë, babai i shtatë fëmijëve kishte pranuar kryerjen e ab.zimit vetëm një herë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në fshatin Sheqishte të Patosit, ku vajza e mitur ishte larguar nga banesa dhe kishte kërkuar ndihmë nga fqinji, duke rrëfyer se ishte përd*unuar nga i ati.
Nëna e 12-vjeçares, në një rrëfim të mëparshëm, ka pohuar se vajza është ab.zuar sistematikisht që në moshën 5-vjeçare. Ajo ka shprehur tronditjen dhe mosdijen e saj për ngjarjen, duke treguar se e kishte vënë re sjelljen e acaruar të vajzës dhe zënkat me vëllezërit e motrat, por nuk kishte dyshuar për një ab.zim të tillë. “Nuk kisha kuptuar asgjë, vajza nuk më kishte thënë asgjë. Vetëm e shihja të acaruar dhe zihej me vëllezërit e motrat. Kishte kaluar në depresion derisa u detyrua të largohej nga banesa,” ka deklaruar nëna e dëshpëruar. Ajo ka kërkuar dënimin maksimal për bashkëshortin e saj dhe ndihmë për fëmijët e tjerë.
Vendimi i sotëm i Gjykatës së Fierit për të lënë në burg Zamir Metën shihet si një hap i rëndësishëm drejt sigurimit të drejtësisë për v1ktimën dhe për të dënuar aktet e ab.zimit ndaj të miturve. Hetimet pritet të vazhdojnë për të zbardhur të gjitha detajet e kësaj ngjarjeje dhe për të nxjerrë para përgjegjësisë ligjore autorin e akuzuar për këtë krim të rëndë.