Menaxherja e artistëve dhe rekrutuesja e talenteve, Rea Shena, ishte sot e ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ku komentoi ngjarjet më të fundit në showbiz.
E pyetur nga moderatori Ronaldo Sharka për mungesën e aktivitetit të Gjestit, ajo tha se statuset e tij “dukeshin shumë të vakëta” dhe se ai vetë “nuk dinte çfarë po ndodhte”, duke shtuar se shpreson që ai të dalë nga situata ku ndodhet.
Ndërsa për artistin më të suksesshëm të verës, përgjigjja e saj e habitshme ishte Jozi.
“Ai ndenji në të vetën, është më popullor, shkon më shumë tek publiku dhe ka një audiencë tjetër. Plus që shkon dhe nëpër dasma, ku i shtohen edhe më shumë fitimet. Realisht Jozi ka pasur një verë fitimprurëse dhe të bukur”, tha Shena.