” Hajde të kërcejmë!” Humb jetën tr agjikisht këngëtarja e njohur, e rëndë çka zbuloi djali

Vdekja tragjike e këngëtares së njohur turke të muzikës arabe, Güllü (Gül Tut), e cila humbi jetën më 26 shtator pasi ra nga tarraca e shtëpisë së saj në Yalova, vazhdon të hetohet nga autoritetet.

Güllü ishte 52 vjeçe dhe ishte një nga interpretueset më të rëndësishme të skenës turke.

Djali i këngëtares, Tuğberk Yağız Gülter, ka dhënë detaje shokuese rreth momentit kur ndodhi aksidenti, bazuar në regjistrimet e kamerave të sigurisë. Në shtëpi ndodheshin vetëm Güllü, vajza dhe shoqja e saj.

Ai rrëfeu se pak para tragjedisë, mamaja kishte lëshuar muzikë të lartë dhe të gëzueshme, duke thënë: “Je gati? Hajde të kërcejmë“. Më pas, ajo doli nga korniza e kamerës dhe, një minutë më vonë, u dëgjua zhurma e thyerjes së xhamit.

Djali theksoi se dyshemetë e shtëpisë janë shumë të rrëshqitshme dhe se edhe më parë ajo kishte rënë në atë vend, madje një javë para vdekjes kishte përfunduar në spital.

Tuğberk shprehu mendimin e tij se aksidenti mund të ketë ndodhur teksa ajo po hapte dritaren, ndoshta nën ndikimin e alkoolit, por mohoi që të ketë kryer vetëvrasje.

Hetimet dhe autopsia kanë konfirmuar se nuk ka pasur shenja dhune, por vetëm lëndime që rezultojnë nga një rënie e madhe.