Haradinaj fton PDK-në dhe LDK-në në një koalicion të madh kundër Kurtit: Nuk duam ta lëmë qytetarin e Kosovës vetëm, ne jemi n..

Pas koalicionit me NISMA-n, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka ftuar për një koalicion të madh (kundër VV-se dhe Kurtit), edhe PDK-në e LDK-në.

“Nëse PDK-ja dhe LDK-ja dëshirojnë të bëjnë bashkim politik, nuk do të kërkojmë asnjë kusht, por do të jemi të hapur për bashkim”, ka thënë Haradinaj.

“Ne nuk dëshirojmë ta lëmë  qytetarin e Kosovës vetëm. Nuk duam të shohim Kosovën duke u zbrazur. Ne që ta ndryshojmë këtë gjendje, kemi vendosur për koalicion,” përfundoi ai.