Heidi ia thotë në sy Romeos: Nuk të duroj dot në këtë shtëpi – Ja REAGIMI i tij

Heidi e thotë për herë të parë se Romeon nuk e duron dot në atë shtëpia

Mbrëmjen e kaluar, Vëllai i Madh ka kerkuar që të vendosë grupin e Romeos në tryezën e së vërtetës per sfiden “Thuaje ose Pije”.
Sipas zarfit, të gjithë banorët do zgjedhin nga një pyetje të cilës duhet t’i përgjigjen por nëse nuk përgjigjen, ata do të pijnë “shots”.

Teksa kanë qenë në oborr, rreth tavolinës të së vërtetës, Heidi i është përgjigjur pyetjes se cili është personi që ajo nuk duron dot në shtëpi.

Banorja ka shpjeguar se e ka të vështirë qëndrimin e saj për shkak të këtij personi dhe ai është pikërisht Romeo.

“Për mua, është e vështirë prezenca e atij personi në këtë shtëpi dhe qe nuk e duroj dot, është Romeo. Jo në sensin e keq por që e kam shumë të vështirë qëndrimin me të”, ka thënë Heidi.