Gjatë hetimeve, SPAK ka siguruar pamje filmike nga ambientet e punës së Ergys Agasit. Sipas materialeve të administruara nga Prokuroria e Posaçme, më datë 19 nëntor 2021, në ambientet e subjektit “EA Tobacco” shfaqet drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj raporton portali Faktor.al
Në pamjet e siguruara, Ergys Agasi i drejtohet Karçanajt me fjalët: “Hej, ça bën ti zemra”. Më tej, mes tyre zhvillohet një bisedë që lidhet me testet e kryera me izraelitët, ndërsa në një tjetër komunikim përmendet edhe një tender, për të cilin thuhet se “bën 2 milionë dhe ne e bëjmë 4 milionë”.
Sa i përket diskutimit për izraelitët, e pyetur nga SPAK, Mirlinda Karçanaj ka sqaruar se nuk ka pasur lidhje me shtetin dhe se nuk i kujtohet saktësisht rasti vijon Faktor.al. Ajo ka shpjeguar se i është kërkuar vetëm një mendim, për shkak të eksperiencës së saj profesionale.

