Hmm.. Dua Lipa mahnit fansat me fotografitë e reja në bikini

Këngëtarja Dua Lipa ka befasuar fansat me postimet e reja në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka bërë pushime në Teksas, ku ka shijuar të kalojë kohë me miqtë dhe familjen.

Në postim, ajo ka shpërndarë disa foto me mbishkrimin: “Kanë kaluar disa javë të mrekullueshme, por shtëpia është aty ku është zemra”.

Në njërën prej fotove, artistja shqiptare ka pozuar me një palë sytjena ngjyrë vishnje dhe pantallona të shkurtra, ndërsa në një tjetër me bikini të zeza me detaje të bardha teksa merr rreze dielli buzë liqenit.

Dua ndau edhe momente nga darka me miqtë, ku kishte veshur një fustan të shkurtër të bardhë me detaje të verdha dhe mahniti miliona fansa me zgjedhjet e saj të modës.

“Ti je perfekte”, “Gruaja më e bukur në botë”, “Dukesh e mahnitshme” – janë vetëm disa nga komentet.

Këngëtarja e njohur po shijon ditët e fundit të pushimit para fillimit të turneut të saj botëror “Radical Optimism”, i cili nis në nëntor dhe zgjat deri në tetor të 2025-ës.