Hyrje spektakolare, por problem i madh: Çfarë rregulli shkeli Flori Official në Big Brother

Florjan Alla, ose i njohur nga të gjithë shkurt, qartë dhe pastër si “Flori Official” ka hyrë mbrëmjen e martes në shtëpinë më të famshme të Big Brother Vip Albania!

Hyrja e tij, ashtu sikurse pritej, ishte ndryshe nga ajo e banorëve të tjerë, jo me një makinë luksoze, apo motor, por me një kalë.

E teksa pritshmëritë e ndjekësve janë të larta për Florin, një detaj nuk ka shpëtuar pa u kapur. Që në momentin e parë që ai u bë pjesë e shtëpisë më të famshme theu rregullat duke mbajtur një orë në dorë.

Me dashje apo jo këtë nuk dimë ta themi. Një objekt ky i cili nuk lejohet nga vetë formati! Lidhur me këtë deri më tani nuk ka një reagim nga vetë produksioni, por ajo që dihet është fakti se këto pamje janë bërë virale në rrjet dhe syrit kritik të ndjekësve nuk i ka shpëtuar ky detaj.