I famshmi i rrjeteve sociale, Aleks Visha bën namin, thyen çdo rekord në Fiber – ja sa fiton për 2 minuta

Çdo ditë e më shumë, aplikacioni shqiptar Fiber – i konsideruar nga shumë si “TikToku shqiptar” – po fiton terren jo vetëm mes përdoruesve vendas, por edhe në skenën ndërkombëtare.

Platforma, e njohur për funksionet e saj të transmetimeve live dhe betejave virtuale, ka sjellë një tjetër spektakël online që ka tërhequr mijëra shikues.

Mbrëmjen e djeshme, Fiber organizoi një betejë ndërkombëtare zyrtare, ku në arenën virtuale u përballën emra të njohur të rrjeteve sociale: Aleks Visha nga Shqipëria, Khalid Mula nga Somalia, Yousif Fiber nga Pakistani dhe Real Peller nga Nigeria.

Përballja u ndoq nga mijëra përdorues në kohë reale, duke krijuar një atmosferë të ngjashme me eventet më të mëdha të e-sporteve.

Impakti ishte i menjëhershëm: vetëm brenda pak minutash, shikuesit hodhën dhurata virtuale me një vlerë totale që kapte shifrat e qindra mijëra eurove.

Kulmi i mbrëmjes erdhi kur Aleks Visha, një prej figurave më të ndjekura në Fiber, arriti të thyente çdo rekord personal dhe të platformës, duke grumbulluar mbi 20 milionë pikë, çka e shpalli triumfues absolut të betejës.

Kjo ngjarje tregon qartë se Fiber po shndërrohet në një hapësirë ku fytyra publike dhe krijues të rinj nga e gjithë bota po gjejnë mënyra inovative për të lidhur audiencën e tyre me përmbajtje ekskluzive, interaktive dhe fitimprurëse.

Platforma po e forcon gjithnjë e më shumë pozicionin e saj si një prej aplikacioneve më premtuese në rajon dhe më gjerë, duke treguar se konkurrenca me gjigantët globalë është e mundur edhe nga një produkt “Made in Albania”./Prive By Liberta Spahiu