I nxorri në nominim, Romeo dhe Elvisi ‘HAKM*RREN’ ndaj Gracianos, ja çka i bëjnë natën teksa ai ishte në gjumë

Pas debateve dhe përplasjeve të shumta përgjatë këtyre ditëve, të shoqëruara me epitete nga më të ndryshmet për njëri tjetrin si;

ushtar, hienë, gjarpër, apo edhe fjalë të ashpra si “s’je burrë”, “frikacak”,

Elvisi dhe Romeo kanë vendosur që mërinë ndaj Gracianos ta çojnë në stadin tjetër; ‘hakmarrje’.

Të hatërmbetur nga nominimi përmes Kutisë së Pandorës dhe Heidin me që nuk prish terezi,

çunat duket se e kanë marrë personale me Gracianon, duke thurur ‘aty për aty’ disa plane përgjatë natës

për t’i vënë nën zbatim ndaj balerinit, i cili ndodhej në gjumë.

Gjithçka ka startuar me dy banane të vendosura nga Elvisi mbi kokën e krevatit të Gracianos,

të cilat pas sheqerit ishin paramenduar si një surprizë speciale në mëngjes.