Pak muaj më parë Loredana Brati festoi ditëlindjen dhe “Pushime On Top” ishte aty për të marrë disa intervista. Dy moderatorët e emisionit, Eni Shehu dhe Lei Kraja kanë intervistuar të pranishmit, të cilët janë mjaft të njohur për publikun shqiptar.
Eni ka ‘ngacmuar’ me pyetjet Xheneta Fetahun, e cila fillimisht u përgjigj, por kur iu përmend Gjesti ajo refuzoi që të jepte një koment.
Teksa Shehu e pyeti se çfarë do bënte nëse merr dhuratë një parfum që i kujton ish-partnerin, Xheneta në fillim tha se do e mbante. Por në momentin që iu përmend emri i fituesit të “Big Brother VIP 4”, ajo tha shkurt:
“Nuk do të përgjigjem”.
Pjesë nga intervista:
Nëse merr një parfum që të kujton ish-in tënd?
E kisha mbajtur. Patjetër nëse kam patur momente të mira me të, do e kisha mbajtur.
Për shembull e hap dhe shikon një parfum që ka patur Gjesti?
Nuk do të përgjigjem.
Do e hidhje? Ça do bëje?
Nuk do të përgjigjem.
Pse?
Jo.