Ilnisa u eliminua, vëllai i saj i hap ‘Iuftë’ produksionit të BBV, ja çka ka për të thënë ai

Ilnisa la mbrëmjen e djeshme përfundimisht BBV nga një nominim me Meritonin dhe Eglën.

Largimi i saj nga BBV pati reagime të shumta, ku një pjesë e quajtën padrejtësi largimin e

saj pasi nuk pati të bënte direkt në situatat e ndodhura mes Eglës e Meritonit,

duke e quajtur edhe në mënyrë figurative si ‘kokë turku’, ndërsa pjesa tjetër mendojnë se

në fakt Ilnisa ishte pikënisja e gjithë kësaj historie mes tre protagonistëve.

Para se të lexohej zarfi i eleminimit nga Ledion Liço, edhe vëllai i Ilnisës

ka reaguar përmes një postimi në Instastory ku duket sikur ironizon sërish produksionin.