Naser Rafuna ka befasuar ndjekësit orët e fundit me një postim që zbulon një anë krejt tjetër të tij, atë të kapaciteteve intelektuale.
Aktori ka ndarë publikisht certifikatën e një testi të inteligjencës ku figuron me koeficientin 125, një rezultat që sipas standardeve ndërkombëtare e klasifikon atë në kategorinë e “Inteligjencës Superiore”.
Kjo shifër tregon se ai renditet mbi mesataren e zakonshme të popullsisë, duke dëshmuar aftësi të larta konjitive.
Por ajo që ka tërhequr vëmendjen më shumë është guximi i tij për ta krahasuar këtë arritje me mendjet më të ndritura të njerëzimit.
Në mbishkrimin e tij, Rafuna përmend se të njëjtin nivel inteligjence e kishin edhe kolosë si Leonardo Da Vinci, William Shakespeare apo Jean Paul Sartre. Me humorin që e karakterizon, ai shkruan:
“E tash a po i bjen qe edhe une… nejse,” duke lënë të kuptohet me ironi se tashmë bën pjesë në këtë grup elitar.