Interesante: Si e feston Edi Rama ditëlindjen? Shoku i tij Bledi Mane befason të gjithë

Iftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana”, ka qenë gazetari Bledi Mane. Ai ka diskutuar më shumë me Ronaldo Shkarkën, mbi ditëlindjen e kryeministrit Edi Rama.

Si e feston ai sipas Bledit?

Gaforret janë punëtorë, ambiciozë, artistë, por dhe kopjacë njëkohësisht. T’i vjedhin idetë, i përvetësojnë. Punën e kanë primare. Por ajo që më shqetëson është që janë kothere, nuk lëshojnë nga dora, kurnacë të mëdhenj. A të ka dhënë Rama ty ndonjë kafe? Të ka dhënë Rama ndonjë tender? Të ka dhënë ndonjë vend pune?

Rama, me aq sa e njohim ne gazetarët, nuk i ka qejf këto festat e ditëlindjeve. Ramës më mirë bëji një furçë publike, një koment në televizion, në radio, quaje ‘lider të fortë’, ‘diplomat ekselent’, se sa këto festat private. Jam i sigurt që dje në 12 pa 10 ka fjetur Rama, në 12 pa 5 ka fjetur Linda, nuk e kanë pritur mesin e natës për ta uruar. Te kjo modesti i jap notën 10. Pastaj te pjesa që do qëndrën e vëmendjes, do kujdesin, prozhektorët e medias, që tani janë bërë organike, se ka 27 vjet në politikë… Me aq sa kam unë njohuri, Rama në të tilla raste feston në ambiente shumë të vogla, shumë intime. /TAR/