Ishte konfirmuar si banor i BBV, habit këngëtari i njohur, del me njoftimin e papritur dy ditë para nisjes (Foto)

Big Brother Vip Albania, reality show më i suksesshëm rikthehet këtë të shtunë në ekranin e Top Channel. Ajo çka është përfolur me javë të tëra ka qenë lidhur me banorët që do të jenë pjesë e këtij reality.

Një prej banorëve që u përfol se do të jetë pjesë e BBVIP ishte dhe këngëtari Bardhi,

ku ky konfirmim erdhi dhe nga vetë ai gjatë një koncerti në Tiranë, mirëpo një story e postuar prej tij ka hedhur poshtë çdo aludim.

Me një foto në Instastory, Bardhi fton të gjithë fansat e tij në një klub në Tiranë , ku përkrah story-t shkruan:

“ 13 janar ju pres në Tiranë.” Por a nuk do të rinis dhe BBVIP më 13 janar?! Sic duket lajmi për hyrjen e tij në reality paska qenë i rremë.