Ajo që nisi si një natë festive në një dasmë familjare në një restorant në Shkabaj, përfundoi në një skenë kaosi dhe dhune, me këngëtarin e njohur shqiptar, Shpat Kasapi, në qendër të vëmendjes.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 9 gushtit, dhe përfshiu një përplasje fizike mes Kasapit dhe Feim Kicaj, Bledar Kicaj dhe Blerim Kicaj.
Por çfarë ndodhi në të vërtetë atë natë?
Burime të redaksisë Insajderi zbulojnë se Shpat Kasapi është vonuar plot 3 orë e gjysmë nga koha e paraparë për të kënduar. Kur ka mbërritur, sipas dëshmitarëve, ai ka qenë i pirë dhe nën ndikimin e substancave narkotike.
Gjatë performancës, Kasapi ka bërë disa ndërprerje të gjata, duke dalë shpesh jashtë lokalit, diçka që ka irrituar të pranishmit dhe nikoqirët e dasmës.
Pas përfundimit të ahengut, Kasapi ka kërkuar pagesën, por kjo është refuzuar, pasi dasmorët kanë vlerësuar se performanca e tij ka qenë e dobët dhe e papranueshme për një mbrëmje kaq të rëndësishme.
Kjo ka shkaktuar një përplasje verbale, e cila më pas ka eskaluar në një konflikt fizik, ku janë përfshirë edhe familjari i Shpatit, Albin Kasapi, dhe tre anëtarët e familjes Kicaj.
Policia ndërhyri në vendin e ngjarjes dhe arrestoi tre persona. Me vendim të prokurorit, Feim Kicaj u ndalua për 48 orë, ndërsa dy të tjerët u liruan në procedurë të rregullt. Hetimet janë ende në vazhdim.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim: