Ishte punonjëse në fasonerinë e saj, Zajmina Vasjari reagon për 41-vjeçaren e vetevrarë në Durrës, flet hapur ‘pa doreza’

Këngëtarja Zajmina Vasjari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Durrës, ku Bedrie Loka, 41-vjeç i dha fund jetës duke u ve tëhelmuar me fostoksinë.

Këngëtarja e cila e njihte Bedrien për shkak se ajo punonte në fasonerinë e administruar nga ajo dhe bashkëshorti, shprehet se historia e të ndjerës sipas saj, nuk kishte lidhje me postimet për të në “TikTok”, por me dh unën e ushtruar në familjen e v iktimës.

“Ti ishe një grua e bukur, e zonja, e forteë, një nga punëtoret më të shkëlqyera të kompanisë tonë, e ndershme dhe një nënë shembullore”, shkruan ndër të tjera këngëtarja.

“Tani do prehesh ne paqe Bedrie! U perpoqa shume dje te zbardhja historine tende nga lajmi i rrem qe portalet te perfshin, por per fat te keq askujt nuk i interesoi historia e nje gruaje te dhunuar se ndoshta eshte shume e degjuar, por historia e tik tokut do ishte lajm me i klikuar. Per fat te keq sot edhe lajmi i vdekjes shet pa i interesuar e verteta. Ti ishe nje grua e bukur, e zonja, e forte, nje nga puntoret me te shkelqyera te kompanis tone, e ndershme dhe nje Nene shembullore. Ngushellime te perzemerta familjareve!”, shkruan Zajmina Vasjari.