Kiara Tito dhe Luiz Ejlli vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të komentuar dhe të ndjekur në showbizin shqiptar, si brenda ashtu edhe jashtë rrjeteve sociale. Në një intervistë të fundit, moderatorja e dashur për publikun ka ndarë disa detaje nga jeta në çift me këngëtarin.
Teksa moderatorja e njohur, Lei Kraja, e ka pyetur ‘se si ndihet më seksi, me të brendshme apo me këmishën e Luizit?’, ajo u përgjigj:
“Gjatë periudhës së shtatzënisë veshja vetëm bluzat e Luizit se i ka extra large dhe oversize, e kam kaluar kështu shtatzëninë time. Tani fle me pizhame, jam shumë e mërzitshme si grua, me pizhame normale”.
Gjithashtu Kiara tregoi se nuk i pëlqen të eksperimentojë shumë me veshjen pasi e ka gjetur stilin që i përshtatet. Ajo shtoi se trendi i pantallonave me bel të shkurtër nuk i pëlqen dhe nuk do i veshë kurrë.
Pjesë nga intervista:
Si ndihesh më seksi, me të brendshme apo me këmishën e Luizit?
Gjatë periudhës së shtatzënisë veshja vetëm bluzat e Luizit se i ka ‘extra large’ dhe ‘oversize’, e kam kaluar kështu shtatzëninë time. Tani fle me pizhame, jam shumë e mërzitshme si grua, me pizhame normale.
Në fakt je shumë modeste edhe në veshje e gjëra, nuk është se e ekzagjeron
Nuk më pëlqen të eksperimentoj shumë në veshje, kam gjetur stilin që më përshtatet më së shumti.
Kush të inspiron më shumë për veshjet e tua?
Nuk është se kam një person që më frymëzon për veshjen, por më pëlqen të ndjek trendet e fundit. Shoh shumë shpesh edhe influencueset e ndryshme të huaja, edhe shqiptare.
Ke ndonjë shqiptare që pëlqen në veçanti?
Ndonjë emër specifik nuk është se kam, se janë të gjitha të mira. Kanë fituar një lloj stili që më pëlqen shumë.
Trendi më i çuditshëm që nuk e honeps dot, që nuk e kupton?
Trendi i pantallonave me bel të ulët, të shkurtër. Sado të rikthehen në modë, unë nuk do ti vesh kurrë.
Të ka ndodhur ndonjëherë që të të këputet fustani, të prishet zinxhiri?
Po, në ‘Portokalli’. Kisha një fustan fantastik ngjyrë jeshil. Në moment të fundit para se të ngjiteshim në skenë, këputet zinxhiri.