Lidi sapo ka hyrë në shtëpinë e Big Brother Vip ka filluar të bëjë disa batuta ashtu si dhe loja që bëri me Heidin duke u hequr si vëllai i saj.
Mëngjesin e sotëm ai shkëmbeu disa batuta me Franceskën duke i thënë se është i dashuruar me veten shumë.
Madje ai arriti deri aty sa t`i thoshte se e kishte puthur veten keq fare mbrëmë.
Pjesë nga biseda:
Lidi: “Jo vetëm që jam i dashuruar, por jam i fiksuar keq fare me këtë këtu, s`bëhet fjalë”
Franceska: “Ti je i dashuruar me veten tënde?“
Lidi: „Po, po, po në çdo gjë që bëj, mbrëmë ju nuk e di a keni dëgjuar por e kam puth veten mbrëmë deri sa më ka marrë gjumi. Aq shumë e kam dash veten, sa i mirë ke qenë sot“
Franceska: “Je kënaqur me veten tënde do me thënë”
Lidi: “Doja t`i thoja Heidit më ndihmo të qetësohem se isha duke e puth veten keq fare. E hoqa dhe mikrofonin, u dëgjonte dhe Vëllai i Madh që thoshte Lidi ndiz mikrofonin”
Franceska: “Mirë që nuk paske bërë dhe ndonjë gjë tjetër”
Lidi: “Kujdes mos të të shkojë mendja aty se unë jam mirë”