“Jam në moshën e mbesave të tua!”! Ndodh në Velipojë! Ja çfarë i bën i moshuari vajzës së re në plazh

Një ngjarje e papranueshme është raportuar së fundmi në plazhin e Velipojës, ku një vajzë ka përjetuar një situatë të ng@cmimit të papërsht@tshëm nga një burrë i panjohur. Rasti është bërë publik përmes një denoncimi të dërguar në redaksinë e portalit JOQ Albania, dhe ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Sipas dëshmisë së vajzës, burri kishte një sjellje të dyshimtë dhe të pakëndshme. Ai vëzhgonte rreth e rrotull për të siguruar që nuk po vëzhgohej, e më pas kryente veprime të turpshme drejtuar vajzës. Madje, ajo ka treguar se ai i ka bërë edhe disa gjeste të pahijshme me duar, duke e vënë atë në një situatë shumë të pakëndshme.

E revoltuar nga kjo sjellje, vajza e ka përballuar burrin duke i thënë: “Nuk të vjen turp? Jam në moshën e mbesave të tua!” – një reagim i menjëhershëm që ka bërë që burri të ulej në vendin e tij, të merrte telefonin dhe të përpiqej të shmangte çdo përgjigje apo komunikim të mëtejshëm.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta nga qytetarët në rrjetet sociale, ku shumë prej tyre kanë shprehur mbështetje për vajzën dhe kanë dënuar me forcë sjellje të tilla në hapësirat publike. Kjo situatë ka ngritur edhe njëherë shqetësimin për sigurinë në plazhe dhe nevojën për praninë e shtuar të autoriteteve për të parandaluar raste të ngjashme.