Janë kapur peng nga lzraeli/ Një shqiptare në mesin e aktivistëve që po shkonin për në Gaza

Mësohet se një shtetase shqiptare ndodhet në mesin e aktivistëve ndërkombëtarë të flotës Summud, të cilët janë kapur nga forcat izraelite ndërsa tentonin të dërgonin ndihma humanitare në Gaza.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka reaguar menjëherë, duke njoftuar se mes aktivistëve nga 40 vende të botës ndodhet edhe shqiptarja Albulena Fazliu. Flota po përpiqej të hapte një korridor humanitar.

Kolektivi ka kërkuar zyrtarisht nga shteti i Kosovës që të ndërhyjë menjëherë te Izraeli.

“Shteti i Kosovës duhet të kërkojë menjëherë që Izraeli ta lirojë Albulenën dhe aktivistet e aktivistët e tjerë,” thuhet në reagimin e tyre.