Pas një vere të nxehtë e të mbushur me koncerte, reperja e njohur Tayna ka zgjedhur t’i kalojë ditët e para të shtatorit në një parajsë tropikale.
Në disa postime që ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram, ajo shihet duke shijuar detin, natyrën dhe qetësinë larg zhurmës së skenës.
Në një prej fotove, Tayna shfaqet e shtrirë mbi një palmë buzë bregut të detit, duke shkruar me humor: “how your email finds me”, duke treguar se edhe në pushime nuk shpëton dot nga mesazhet e shumta që i mbërrijnë.
Artistja ka ndarë gjithashtu momente relaksi me libra, darka romantike nën dritën e qirinjve dhe veshje që i theksojnë stilin unik, duke marrë vëmendjen e ndjekësve të saj të shumtë.
Tayna duket se po e shijon maksimalisht këtë periudhë pushimi, ndërkohë që fansat presin surprizat e saj të reja muzikore. /Prive By Liberta Spahiu