Joz Markut nuk i del inati, REAGON ashpër ndaj Ledrit – përmend edhe Gjestin

Pas gjithë kritikave që pasuan episodin e tij me Gjesti­n në Big Brother VIP, Jozi Marku po tregon se nuk ka ndërmend të heshtë – as në rrjete sociale dhe as në skenë.

Sonte, këngëtari konfirmoi se do të udhëtojë javën tjetër drejt Kosovës për një performancë në një dasmë, duke theksuar se “publiku kosovar e do, e fton dhe e zgjedh”.

Por komentet në Instagram nuk kanë munguar. Në një story, një ndjekës i rikujtoi deklaratën e Ledri Vulës, i cili së fundmi tha se do të bashkëpunonte me Gjestin, por jo me Jozin.

Në reagimin e tij, Jozi ka ironizuar duke thënë:
“Kingjat në tufë, luani vetëm në fron.”