“Ju betohem për dy fëmijët…” Zbardhet dëshmia TR0NDITESE e Naim Murselit për vr*sjen e Liridona Ademajt

U mbajt këtë të enjte në Gjykatën Themelore në Prishtinë seanca për vrasjen e Liridona Ademajt. Të akuzuar për këtë çështje janë bashkëshorti i saj, Naim Murseli, si dhe Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla. Gjatë dëshmisë së tij, Naim Murseli deklaroi se gjatë viteve të martesës me Liridonën kanë pasur marrëdhënie shumë të mira, duke mohuar kategorikisht çdo përfshirje në vrasjen e saj.

“Kemi pasur 11 vite martesë me Liridonën. Si rezultat kemi dy fëmijë dhe marrëdhënia ime me të ka qenë shumë e mirë. Ka qenë një grua e mrekullueshme, nënë e përkushtuar dhe bashkëshorte e devotshme. Liridona kishte shumë dëshirë të bëhej nënë dhe kishte vështirësi për të mbetur shtatzënë, por më pas iu realizua ëndrra dhe u bë nënë, ndërsa unë u bëra baba. Çdo gjë ka qenë në rregull mes nesh”, deklaroi Murseli.

Ai mohoi se ka pasur ndonjë marrëveshje për vrasjen e bashkëshortes së tij.

“Nuk kishte asnjë marrëveshje për të vrarë Liridonën. Ju betohem në dy fëmijët e mi që nuk kam qenë në makinë kur është vrarë Liridona Ademaj. Kam qenë së paku 20 metra larg, as unë dhe as fëmijët”, u shpreh ai para trupit gjykues.

Gjyqi ndaj tre të akuzuarve ka përfunduar, ndërsa seanca e radhës është caktuar për 11 shkurt.