Intervistat e punës janë shpesh një prej momenteve stresuese për këdo, kandidatët përpiqen të bëjnë përshtypje dhe të fitojnë një pozicion.
Një pyetje që mund të krijojë shqetësim është: “Si i përcaktoni forcat dhe dobësitë tuaja dhe si do t’i përdorni ato në një ekip?” Bill Gates, themeluesi i Microsoft-it, ka dhënë disa këshilla të vlefshme për këtë pyetje, që mund të aplikohen për çdo lloj pozite, jo vetëm për pozita teknike.
Në një intervistë të vitit 2020 me Stephen Curry, Gates shpjegoi se pjesa e pyetjes që lidhet me forcat është më e thjeshta, pasi ato janë të pasqyruara në CV-në e kandidatit. Problemi është tek pyetja për dobësitë, e cila shpesh shtang kandidatët. Gates tregoi një përgjigje të sinqertë dhe të mençur për këtë pyetje: “Nuk di shumë për marketingun dhe nuk do të më pëlqente të isha shitës. Megjithatë, jam shumë i apasionuar pas krijimit të produkteve dhe mendimit për karakteristikat e tyre.” Ai shpjegoi se edhe pse nuk ka eksperiencë në marketing, ai është i interesuar për zhvillimin e produkteve që janë të dobishme për konsumatorët dhe që ndihmojnë në rritjen e biznesit.
Ky është një shembull i mirë i mënyrës sesi mund të tregosh dobësitë tuaja pa i fshehur ato dhe si mund t’i kompensosh ato duke u fokusuar te aspektet ku ke forcë. Gates theksoi se puna në ekip, ku njerëz të tjerë janë të specializuar në marketing dhe shitje, mund të ndihmojë për të përballuar dobësitë e tij. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit në një ekip dhe se si mund të kontribuosh në suksesin e tij pa u përpjekur të fshehësh mangësitë.