Juliana Nura nuk e kursen Ledrin, e GODET fortë për Iidhjen me Xhensilën

Juliana Nura, ish banore e BBVK, nuk ndalet nga deklaratat e forta.

Këtë herë ajo ka sulmuar reperin Ledri Vula. E ftuar në një emision në T7, Juliana ka nënkuptuar se të gjitha thashethemet për ndarjen nga Sara Hoxha, për lidhjen me Xhensila Myrtezaj Ledri i përdor si strategji marketingut.

“I ka ra fama totalisht shumë pak janë duke e dëgjuar muzikën e tij si më parë, të gjithë e kanë kuptuar karakterin e këtij personi dhe është duke bërë këtë lloj strategjie u lidh su lidh për me qenë në qendër të vëmendjes”,- ka thënë ajo mes rreshtash.

Dikur ka patur diçka mes Julianës dhe Ledrit ndonse sot i drejtohet pa emër. Rikujtojmë se rreth 12 vite më parë, ajo u detyrua të largohej nga publiku shqiptar, për shkak të një shantazhi që asaj ju bë duke përdorur një video intime të saj. Asaj i publikuan video +18 në një bisedë me reperin Ledri Vula.