“Ka pasur one-night stand, por jo lidhje” – reagon ashpër Barbana Dini për Brikenën

Këngëtarja Barbana Dini ka reaguar publikisht përmes një Instastory lidhur me situatën e krijuar rreth banorës së Big Brother VIP Albania 5, Brikena Selmani, duke hedhur dyshime mbi deklaratat e saj brenda shtëpisë.

Në llogarinë e saj në Instagram, Barbana ka bërë një reagim të ashpër në lidhje me rrëfimin e Brikenës për jetën e saj sentimentale.

Situata në BBVA 5 është bërë edhe më e ndërlikuar pas hyrjes në lojë të Mateo Borri, i cili është prezantuar si ish-partneri i Brikenës. Mateo ka deklaruar se mes tyre ka pasur komunikim për rreth një vit, se janë takuar një herë dhe se nga ana e tij kanë ekzistuar ndjenja. Ai ka shtuar gjithashtu se mes tyre ka pasur edhe një puthje, deklaratë që bie ndesh me versionin e dhënë nga Brikena.

Njohja e Brikenës me Mateon vijon të jetë një nga temat më të komentuara brenda dhe jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5, ndërsa publiku pret sqarime më të qarta për të kuptuar se cili version i së vërtetës qëndron realisht.