Ditën e sotme është spektakli i madh i “Big Brother VIP 5”, i cili pritet të jetë ‘tronditës’.
Në promon e publikuar në profilin zyrtar të BBV në “Instagram”, shkruhet se do të ketë një deklaratë të pazakontë që mund të trondisë shtëpinë.
Ndërkohë banorët nuk i janë bindur zarfit të zi që hyri mbrëmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, e si pasojë Vëllai i Madh mund të marrë masa të tjera.
Gjithashtu thuhet se do të ketë një rrëfim prekës si dhe do të ketë hyrje të reja.
“Në “Big Brother”, të gjithë kundër të gjithëve…
Një deklaratë e pazaktontë që mund të trondisë shtëpinë…
Banorët nuk i janë bindur zarfit të zi…
Çfarë masash do të marrë Vëllai i Madh?
Me hyrje të reja dhe një rrëfim prekës, Big Brother Vip, sonte ora 21:00 me Ledion Liçon në Top Channel”, shkruhet bashkëngjitur me videon e publikuar në “Instagram”.