“Kaloj çdo ditë në atë rrugë”, banori tregon çfarë pa pas zhdukjes së tre banorëve në Përmet

Tre persona janë zhdukur në mënyrë misterioze në Përmet në të njëjtin aks rrugor, në segmentin e vjetër të rrugës Përmet-Lëshicë, duke shtuar ankthin dhe frikën e banorëve.

Në një lidhje direkte me Dita Jonë në A2 CNN, Endri Baliko një banor i zonës tha se pavarësisht zhdukjes së tyre ai sërish kalon çdo ditë në atë rrugë, në të cilën lëviz prej 20 vitesh, sikurse edhe banorët e tjerë të zonës.

“Ne si komunitet e ndjejmë se kemi 20 vjet në atë rrugë, nuk kemi pasur as vështirësi as ndonjë detaj për të pasur frikë. Rastet janë që ata kanë kaluar në këtë rrugë dhe i kanë parë kamerat në këtë rrugë 11:00 të ditës dhe në orën 5:00 pasdite i ka parë banori në fshatin Gjinkar nuk ka të bëjë rruga e Lëshicës për një humbje misterioze për këta persona. Kanë kaluar pa problem“, tha ai në Dita jonë në A2 CNN.

Ndërkohë eksperti i sigurisë Fatjon Softa theksoi se është shumë e rëndëshme të kryhet një hetim i thelluar, duhet parë profili i tyre dhe analizuar zona.

“Pse pikërisht në një aks? Se krijon panik te njerëzit. Duhet parë profili i tyre, duhet bërë analiza e zonës. Duhet të kishte një hetim nga policia e Përmetit. Pse nuk janë duke u thelluar hetimet? Kjo kërkon hetim dhe kërkim të jashtëzakonshëm për të kontrolluar në një perimetër më të madh. Zona nuk është shumë e banuar dhe largësia e zonave të banuara e bën më enigmë zonën. Kërkon kontroll policor për të vrarë frikën dhe për të hequr panikun te qytetarët. Duhet të kemi profilin e 3 personave. Motivi i parë mund të jenë probleme të shëndetit mendor, mund të jetë ngjarje kriminale. Nëse enigmat i lëmë ato ngjallin panik. Është shumë e rëndësishme të ketë hetim të thelluar, të ketë kontroll përgjatë atij perimetri dhe në distanca të largëta. Mund të jenë edhe kafshë që marrin kufomën dhe mundësia e gjetjes së kufomës bëhet e vështirë”, tha eksperti në A2 CNN.