Analisti Fatmir Sheholli është arrestuar një ditë më parë nën dyshime për spiunazh me Listën Serbe.
Mediat në Kosovë kanë publikuar audio-përgjimet, ku analisti bisedon me dy persona, të cilëve iu tregon për lidhjet me Listën Serbe dhe me Milan Radoiçiç.
“Unë kam përkrahje të madhe në Serbi. Kam përkrahje jashtëzakonisht të madhe nga Lista Serbe, në gjithçka..Prandaj them që është mjaft e çuditshme në opinion, por nga ana tjetër…do të thotë që unë duhet të…miku im i madh është Milan Radoiçiç. Miku im i madh, edhe mik i tyre. Kjo që po ndodh, këtë që po flasim merre me rezervë”, thotë Sheholli gjatë bisedës.
Ditën e djeshme, përmes një njoftimi zyrtar, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla konfirmoi arrestimin, duke theksuar se institucionet e sigurisë kanë grumbulluar prova që e lidhin Shehollin me veprime të dyshimta që bien ndesh me sigurinë kombëtare.