Gazetarja Anduela Ndreu ka bërë një deklaratë të fortë në një studio televizive, duke paralajmëruar ditë të vështira dhe tronditëse për klasën politike shqiptare për shkak të pranisë së shtuar të agjencive ligjzbatuese amerikane.
Ndreu theksoi se vizita e zyrtarëve të huaj nuk është thjesht pjesë e protokollit.
“Fakti që këtu kanë ardhur zyrtarët e FBI-së dhe DEA-s amerikane po trondit dhe do të trondisë politikën në Shqipëri”, deklaroi ajo, duke lënë të kuptohet se hetime të rëndësishme mund të jenë në proces.
Përveç paralajmërimit për “tërmet” politik, gazetarja komentoi edhe situatën e brendshme dhe rolin e opozitës. Ajo u shpreh skeptike për fuqinë e protestave për të ndryshuar pushtetin në mënyrë të menjëhershme.
“Protestat janë një mekanizëm shumë i mirë që i shërben demokracisë, i shërben vendit, por nuk e rrëzojnë qeverinë”, përfundoi Ndreu, duke ndarë analizën e saj realiste mbi mjetet demokratike dhe pritshmëritë politike.