Kapitulli i Xhensilës s’është mbyllur? Veprimi i Besit që ngre pikëpyetje

Edhe pse vetëm pak ditë më parë Bes Kallaku deklaroi publikisht se pas ndarjes me Xhensila Myrtezajn ka vazhduar jetën dhe madje ka shkuar deri aty sa të bëjë një tatuazh me emrin e partneres së re, duket se e shkuara ende nuk është mbyllur plotësisht… të paktën në Instagram.

Në profilin e tij vazhdojnë të jenë aktive disa foto të vjetra ku ai shfaqet krah Xhensilës, nga momente intime e romantike. Pamje që dikur përfaqësonin një nga çiftet më të dashura të showbizit shqiptar, sot duken si “dëshmi” të një historie që, edhe pse ka marrë fund, nuk është fshirë nga rrjetet sociale.

Ndjekësit e kanë vënë re menjëherë këtë detaj dhe kanë nisur komentet, “Pse Besi i ka lënë ende këto kujtime në profilin e tij? A është thjesht indiferencë, respekt për të shkuarën apo ndoshta një shenjë se ndarja nuk është aq e ftohtë sa duket?”

Mesa duket, edhe pse jeta vazhdon dhe kapitujt e rinj hapen, disa kujtime nuk fshihen aq lehtë… të paktën jo nga rrjetet sociale.